Get Adobe Flash player

Dialogu ndërfetar, domosdoshmëri e kohës dhe vendit!

Sot, në ditët e përhapjes së dhunës dhe dis-harmonisë kolektive që fatkeqësisht shpesh herë bëhet edhe në emër të Zotit, e ndjejmë të arsyeshme që edhe më shumë ti japim shtytje këtij procesit të dialogut. Kjo është koha kur shoqëria I ka mbyllur sytë para realitetit dhe ka shkuar aq larg saqë ka diskualifikuar religjionin në debat publik dhe shansat janë që sistemi gjendet në materializëm të skajshëm dhe i udhëhequr prej llogjikës materialiste. Sot bota gjithnjë edhe më shumë ka nevoj për dialog. Për të aritur një dialog të mirëfilltë që të afron dhe jo të përçan, nuk duhet vetëm përpjekje të mëdha por atë duhet konsideruar si imperativ kohor.

Pavarsisht se kohëve të fundit ka pasur tentativa për zbutjen e ketyre tensioneve ndërfetare dhe ndërkulturore me anë të organizimin e konferencave të ndryshme ata zakonisht janë zhvilluar nga njerëz jo kompetent kurse në anën tjetër përfshirja e njerëzve të zakonshëm ka qenë shumë e ulët kurse e gjithë kjo është bërë në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e radikalëve e kanë kritikuar jashtë mase dialogun.

Last Updated (Sunday, 14 December 2014 12:32)

Read more...

 

People of the Book

Mr. Xhemail Çupi

Personal statement

I am always impressive by the term “People of the Book” mentioned in the Holy Islamic Book - “Qur’an” and this inspires me a lot. I review the specific advice offered in the Qur’an on how to engage in interfaith dialog, whether with people of the book, non belivers or anything in between. The term “People of the Book” is mentioned in the Quran twenty-four times, referring to Christians and Jews in particular. Some of these verses praise the People of the Book for their righteousness and good deeds and faith in the Afterlife. Some invite the People of the Book to a common ground between Muslims and themselves. Another group of these verses indicates an intimate relationship between Muslims and Christians. This friendship, which is the highest manifestation of love, is the principal force responsible for the creation of the world and its continued existence. We then survey the approach taken by the Prophet Muhammad (pbuh) and consider how changes in circumstances and place may affect their application today, and what positive or negative impact can play diplomats of the countries of the world.

 

Last Updated (Thursday, 22 May 2014 18:37)

Read more...

 

A mund të jetë simboli fetar kërcënues I harmonisë fetare në Maqedoni?

Mr. Xhemail Çupi

Njëri ndër parimet kryesore të harmonisë ndërfetare është edhe respektimi I ndërsjelltë I simboleve fetare, me theks të veçantë I atyre  simboleve që janë të dukshme për antarët e secilit grup, siç janë minaret dhe kryqat.

Në Islam, minareja si objekt nuk është pjesë thelbësore doktrinore por është tipar dallues arkitekturor i xhamisë që siguron pikë kontakti vizual, I cili ngritet vertikalisht dhe I cili ngjitet afër objektit bazë të xhamisë me qëllim që zëri I thirësit të përfshin hapësirën maksimale dhe të mbulon pjesën dërmuese të besimtarëve musliman që dëshirojnë ti përgjigjen asaj thirjeje. Minaret gjithashtu “japin një identifikim dallues të prezencës së muslimanëve në vend dhe tregojnë nga larg praninë e një xhamie.” (Martin, 2004, p. 428)

Fjala “minare” rrjedh nga fjala arabe manar që është sinonim I fjalës miʾdhan dhe që ka domethënien “vend nga i cila bëhet thirrja për namaz”. Ky veprim daton prej në kohën e profetit Muhamed a.s., por për dallim nga sot që ezani thiret në objekte të posaçme të larta, atëherë thirrja për lutje bëhej nga maja e kulmit të shtëpisë së tij.” (Alami, 2011, p. 107). Sipas mendimit të shkollës juridike hanefite ezani preferohet të thiret në vend sa më të ngritur. Transmetohet prej Ibn Omerit r.a. se “kur muslimanët kanë ardhur në Medine, janë tubuar dhe kanë pritur për namaz, edhe pse askush nuk I kishte thirur. Një ditë kanë biseduar për këtë. Disa kanë propozuar: bjerni një këmbanë siç është te krishterët, disa të tjerë kanë thënë: merni një trumbetë sikur te hebrejtë. Omer b. Hatabi tha: Pse të mos e dërgojmë ndonjë njeri I cili rregullisht do të ftonte për në namaz? Pastaj, Pejgamberi a.s. tha: Bilal, ngrihu (në një vend të lartë) dhe thire ezanin për namaz!” (Sahihul Buhari, p. 213) (Tirmidhiut, 2007, p. 318).

Last Updated (Wednesday, 16 December 2015 20:03)

Read more...

 

Si duhet trajtuar bashkëshortja

Mr. Xhemail Çupi

Nëse do ta kishim konsideruar këtë botë kalimtare burim I pasurive të mëdha, guri më i çmuar i saj është të kesh një grua të mirë. Bashkëshortja është dimenzioni më I lartë I lumturisë së amshuar dhe dëshira e parë njerëzore, bazuar kjo në ndodhinë e babait tonë Ademit a.s. që pavarsisht se jetonte në të gjitha të mirat e parajsës, ai ndjente vetmi dhe shprazëtirë në zemrën e vet. Zoti e plotësoi këtë shprazëtirë kur prej brinjës së tij krijoi gruan e parë në tokë, Havën. Gruaja e plotëson fenë e burrit, kurse mungesa e saj e izolon burrin dhe ka gjasa të mëdha ta shtyn atë në mëkate të mëdha, jo rastësisht Muhamedi a.s. I ka urdhëruar të rinjtë që skanë mundësi të martohen që të agjërojnë dhe të shpëtojnë prej mëkateve.

Last Updated (Friday, 24 May 2013 18:58)

Read more...

 
Share on FACEBOOK