Get Adobe Flash player

Këndvështrimi Islam për disa çregullime psikologjike

Psikologjia nga këndvështrimi Islam është, padyshim, një degë e madhe e diturisë e rrënjosur thellë, sepse ajo ka krijuar në mënyrë të vendosur marrëdhëniet, rregullat, dhe ligjet. Kjo është psikologjia e vërtetë që ka të bëjë me ty, i dashur lexues, sepse ti je një qenie njerëzore që ke një psiqikë personale, e cila banon në trupin tënd fizik dhe që është i përjetshëm, i pavdekshëm, por gjithashtu mund të jetë i fisnikëruar apo i korruptuar. Psikologjia nga kënvëshrimi Islam sqaron faktet në lidhje me psiqikën njerzore që janë të realizuara nga Libri i Allahut, Kurani i Shenjtë dhe Suneti profetik. 

 Sqarimi I disa çrregullime psikologjike  

 

1.       Dëshpërimi:

Kur qenia njerëzore është e lidhur me Zotin e tij, All-llahun xh.sh., ai fillon të njoh realitetin e vetes së tij dhe natyrën e tij të pastër njerëzore. Nëse ai është shkëputur nga Zoti i tij, ai vuan nga ajo që psikologët dhe psikiatrët e quajnë "çrregullim psikologjik", një prej të cilave është edhe dëshpërimi. Në këtë kontekst, All-llahu,  thotë:

"Dhe nëse Ne ia japim njeriut shijen e mëshirës (dhe begatisë) nga ana e Jonë dhe pastaj e tërheqim atë prej tij, në të vërtetë, ai bëhet i dëshpruar dhe përbuzës." [XI, 9]

Allahu, Lavdi i takon vetëm Atij, gjithashtu thotë:

"Dhe kur Ne e pajisim me të mirat Tona njeriun, ai largohet dhe bëhet arrogant. Dhe kur e keqja (djalli) e prek atë, ai është në dëshpërim të madh. " [XVII, 83]

Dëshpërimi është një lloj çrregullimi psikologjik që shkaktohet nga shkyçja prej Allahut Fuqiplotë (humbja e kontaktit me Zotin dmth nuk falet, nuk lutet, nuk agjeron etj.), shkyçje që  është shkaktuar nga mosbesimi. Në anën tjetër, një besimtar i vërtetë është gjithmonë optimist dhe ka besim në atë që All-llahu xh.sh. ka pregaditur për të. Për këtë qëllim, është thënë me të drejtë: "Nëse keni dëshirë që të jeni më të fuqishëm nga gjithë njerëzit, vendosni besimin tuaj në All-llahun xh.sh., nëse keni dëshirë që të jeni më të pasur nga gjithë njerëzit,  jeni më të sigurt në atë që është në Duart e Allahut sesa nga ajo që është në duart tuaja, dhe nëse keni dëshirë që të jeni më fisnikët e gjithë njerëzimit, kini frikë Allahun dhe silluni mirë ndaj Tij ".

2. Hipokriza (kriza e madhe)

Psikologët islam e konsiderojnë hipokrizën si çrregullim psikologjik që shkaktohet nga politeizmi dhe hipokrizia (dyfytyrësia). Me fjalë të tjera, nëse dikush haptazi ose fshehurazi i bashkangjit Allahut xh.sh. zota të tjerë në adhurim apo pohon se ka perëndi apo forca të tjera pos Allahut xh.sh. ose, se zotat e tjerë kanë kontroll mbi të dhe mund ti bëjnë atij mirë apo keq. Keqkuptimi i tillë të çon në një çrregullim të rëndë psikologjik, domethënë në një hipokrizë. Në këtë kontekst, All-llahu,Ngadhënjyesi, thotë:

"Dhe nga njerëzit ka disa (hipokritët) të cilët thonë:" Ne besojmë në Allahun dhe Ditën e Fundit ", ndërsa në fakt ata nuk besojnë. Ata (mendoj për të se) mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, ndërsa ata vetëm mashtrojnë veten dhe nuk e perceptojnë (ajo) ".[II; 8,9]

3.Frustrimi

Frustrimi rezulton kur një njeri vë shpresat e tij te tjerët në vend të Krijuesit të tij, Allahut xh.sh., por pastaj, ai papritmas kupton se ata në të cilin ai ka vënë shpresat e tij e kanë braktisur apo trathtuar. Një ndjenjë e tillë e bën atë të frustruar seriozisht. Për këtë qëllim, Allahut, Mëshiruesi, thotë:

"Dhe vërtet të është shpallur ty (o Muhamed), ashtu siç ishte për ata para teje:" Nëse i bashkoni Allahun shok në adhurim, atëherë me siguri (të gjitha) veprat tuaja do të prishen, dhe ju me siguri do të jeni në mesin e të dështuarit. '"[XXXIX, 65]

Frustrimi gjithashtu vjen kur ju besoni për dikë apo dicka të madhe për ju dhe, ju e harxhoni të gjithë energjinë dhe jetën tuaj për të, por papritmas e kuptoni se ajo ose ai që ju jeni mbështetur dhe keni luftuar gjithë jetën është një “asgjë” dhe se ajo ose ai nuk mund t'ju sjellë asnjë lumturi në jetë.

4. Konflikti konstant dhe melankolizmi

Midis çrregullime psikologjike të shkaktuara nga dobësia e besimit dhe e mungesës së lidhjes me All-llahut, Mëshiruesit, është ajo që quhet "konflikt i vazhdueshëm", e cila, nëse zgjasë shumë, kthehet në indiferencë, e cila është një nga çrregullimet psikologjike të kësaj periudhe moderne, e cila çon në konflikte të pafundme në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, nevojës dhe vlerës, të botës së sotme dhe botës së ardhme, mes logjikës dhe dëshirës. Në rastin e dobësisë së besimit, njeriu bëhet pre e lehtë e konflikteve të tilla të vazhdueshme. Në këtë kontekst, All-llahu, Ngadhënjyesi, thotë:

"(Ata janë) Në luhatje mes kësaj dhe asaj, e që nuk i përkasin as këtyre as atyre. Por atë që e mposht  All-llah,  ju nuk do të gjeni për të një rrugë ose një shpëtim (Islamin)."[IV, 143]

Melankolizmi është çrregullimi psikologjik më i përhapur i kësaj epoke moderne. Numri i përgjithshëm i atyre që konsultohen me psikiatër në komunitetet jofetare që janë të pavëmendshëm ndaj Zotit të tyre, All-llahut, është 150%. Madje edhe vetë disa psikiatër konsultohet me kolegë të tjerë (psikiatër) për trajtim. Me fjalë të tjera, melankolizmi, çrregullimi kryesor psikologjik i kohës sonë moderne, është shkaktuar kur njerëzit devijojnë nga natyra e tyre e pastër njerëzore që Allahut xh.sh. ua ka dhënë. Kjo është ajo që psikologët zakonisht e quajnë "ndjenja e mëkateve", "komplekse inferioriteti" ose "depresion". Në këtë kontekst, All-llahu i Lartë, thotë:

"E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, vërtet, për të është një jetë e vështirë".
[XX; 124]

Konkluzion

Për ta përmbyllur, nëse ne besojmë në Allahun Fuqiplotë, ne jëtojmë në botën e shëndëtit psikologjik ose shpirtëror, e cila manifestohet me kualitete të mira si kënaqësia, paqja, optimizmi dhe karakteri i ekuilibruar.

Autori: Dr. Nabulsi

Përktheu nga gjuha angleze: Mr. Xhemail Çupi

Dibër, 01.06.2012

Last Updated (Friday, 01 June 2012 22:40)

 
Share on FACEBOOK