Get Adobe Flash player

Personalitete

Faik Shatku Përfaqësues i shquar i Jurisprudencës Shqiptare

Institucionet juridike dhe Jurisprudenca shqiptare e fillim shekullit të XX (1924-1939) ka pasur ne mesin e saj, ndër sa e sa juristë te diplomuar në shkollat perëndimore, dhe një personalitet si Faik Shatku. Lindi në Dibër të Madhe më 12.06.1889 në një familje atdhetare, ku përfundoi edhe shkollën qytetëse, kurse arsimin e mesëm e ndoqi në shkollën tregtare franceze, në Selanik. Duke qenë se familja e tij kishte emigruar në Turqi, si pasojë e pushtimit të Dibrës gjatë Luftës se Parë Ballkanike, shkon në Stamboll pranë familjes për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Studimeve të Stambollit. Pranë këtij Fakulteti u diplomua dhe mbrojti doktoratën. Në Arkivin e Shtetit Shqiptarë, fondi 803 në dosjen e nëpunësve të lartë civilë jepet saktësisht jetëshkrimi dhe biografia e Faik Shatkut. Ku ndër të tjera parashtrohen elementet e gjendjes civile dhe gjyqësore si: nëpunësia, vendi i emërimit, rroga mujore, shënimet mbi sjelljet morale të nëpunësit. Në fillim te vitit 1924 njëri nga shqiptarët e arsimuar, largohet familjarisht nga Turqia për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë.

Last Updated (Monday, 05 November 2012 14:36)

Read more...

 

Hafiz Xhemal Dibra, intelektual, teolog dhe patriot

  

Në hapësirën mbarë shqiptare, në të gjitha kohërat, Dibra është dalluar si krahina klasike, roli historik i së cilës ka ushtruar gjithmonë ndikim në problemet shqiptare.

 

Pashko Vasa, ky patriot i madh, ideolog i lidhjes së Prizrenit, në veprën “Shqypnia dhe shqyptarët”, duke evokuar epokën skënderbejane, del në përfundimin se: “Shqiptarët janë dalluar gjatë shekujve për trimërinë e tyre” dhe vlerëson “se dibranët më shumë se të tjerët”.

 

Një gjeneral i shquar i Perandorise Osmane, Feti Pasha, ka shkruar se Dibra është zemra e shqiptarëve dhe se porta e vërtetë e Shqipërisë është pikërisht në Dibër.

 

Pozicioni gjeostrategjik i Dibrës, ka bërë që kjo trevë të përballet shpesh me vërshimet invaduese të Perandorise Romake të Lindjes dhe të Perëndimit, të invazioneve barbare të sllavëve si ato bullgare dhe serbe, të pushtimit turk. Në këtë përballje, dibranët kanë treguar akte të pashembullta trimërie, duke ruajtur gjithmonë pavarësinë administrative si dhe dinjitetin e banorëve të saj, për të përfunduar tragjikisht në shekullin e 20-te, ku trevat e saj u bënë plaçkë tregu dhe u ndanë, duke mbetur koka në një anë dhe trupi në anën tjetër, gjë që shkaktoi asfiksimin e të dyja anëve.

Last Updated (Monday, 05 November 2012 14:36)

Read more...

 

Iljaz Pashë Dibra (Qoku) - kryetari i parë i Lidhjes së Prizrenit

 

Kush ka qenë kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i parë i saj?

Pyetja shtrohet jo vetëm për shkak të aktualizimit jo pa vend të saj në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Përgjigjja e saj mbetet e mbështjellë  nga legjendat urbane dhe rurale që e kanë shoqëruar që prej dhjetëra vjetësh. Ngatërrohen apo dublohen kryetari i Kuvendit themelues të Lidhjes me Kryetarin e Lidhjes, kryetari i Lidhjes me kryetarin e qeverisë së Lidhjes, duke vënë në qarkullim dhe figura, me mbiemra kinse të njëjtë. Veprimtaria e kryetarëve të Lidhjes  apo ai i kryetarit të qeverisë së saj nuk mund të eklipsohet nga  kontributi i veprimtarëve qofshin dhe nga më aktivët të Lidhjes në Jug dhe në Veri të vendit. Prandaj kjo pyetje kërkon një përgjigje të dokumentuar jo për sensacion apo sa për të shuar kuriozitetin por për të vënë në vend plotësisht të vërtetën historike. 

Kryetari i parë i Lidhjes ka qenë, pikërisht, Iljaz pashë Dibra (Qoku). Deri më tani ai karakterizohet, kemi parasysh botimin e ri të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, si veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe një nga drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Tashmë lihen më një anë etiketimet jo të pakta ndaj tij si një nga krerët e moderuar apo konservator e në ndonjë rast dhe kapitullant të saj. Pra, nuk theksohen që në krye kontributi i tij në themelimin e Lidhjes dhe ndihmesa e tij vendimtare në udhëheqje të krahut më përparimtar dhe më të vendosur për sendërtimin dhe zbatimin e programit të saj kombëtar, çka e dallon nga mijëra veprimtarë të Rilindjes si dhe nga dhjetra drejtues të Lidhjes. 

 

Last Updated (Monday, 05 November 2012 14:38)

Read more...

 

Sherif Langu (1877-1956)

Sherif Langu lindi në qytetin e Dibrës së Madhe më 1877. Mësimet e para i mori në medresenë e këtij qyteti.

Më 1894 djaloshi 17 vjeçar ishte në lidhje të ngushta me atdhetarët Said Najdeni, Kadri Fishta dhe Shaqir Daci. Mes tyre, me kurajë e guxim iu përvesh punës për propagandimin e shkollës shqipe. Petku fetar dhe detyra e imamit që po kryente në një lagje të qytetit, nuk e penguan në aksionin e shpërndarjes së abetareve.

Duke jetuar zhvillimet që kalonte Dibra në fund të shek. XIX, Sherifi së bashku me patriotët e tjerë është i pranishëm në tërë ngjarjet. Ai merr pjesë në Kuvendin e madh të Dibrës të 27 shkurtit 1899. Prindërit, veçanërisht gjyshi Selim Bej Rusi, duke pare te ai një të ri inteligjent, të zgjuar e me të ardhme, e ndihmuan që të vazhdonte studimet në Manastir e më pas për teologji në Stamboll. Këtu pati mundësi t’i zgjeronte njohuritë fetare e shkencore duke u njohur njëkohësisht me atdhetarë dhe rilindas të shquar. Mes rilindasve si Ibrahim Temo, Dervish Hima e të tjerë, Sherifi u afirmua më tej me idealin kombëtar dhe përkushtimin për t’i shërbyer Atdheut.

Last Updated (Wednesday, 10 October 2012 13:50)

Read more...

 

Haki Stermilli (1895 - 1953)

Haki Stermilli - shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe ku mori mësimet e para, kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë "Bashkimi". Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924 si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, e vijoi luftën kundër regjimit zogolian dhe bashkëpunoi në faqet e "Lirisë kombëtare" dhe "Federacioni Ballkanik". Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it. Haki Stermilli-ishte kryengrites i lufterave te dibres.

Last Updated (Wednesday, 10 October 2012 13:36)

Read more...

 
More Articles...
Share on FACEBOOK